Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka ka fituar çmimin “Lojtari më i vlefshëm i vitit në Zvicër” për vitin 2024.
Kapiteni i helvetëve pati një vit të jashtëazakonshëm duke fituar trofe me skuadrën e tij dhe suksese të jashtëzakonshme me Zvicrën, shkruan Arbresh.info.
Unser Kapitän wurde an den «Sports Awards» zum «Most Valuable Player» des Jahres 2024 gewählt! Herzlichen Glückwunsch, Granit! ??
Notre capitaine a été élu « Most Valuable Player » de l’année lors des « Sports Awards » ! Félicitations, Granit !
Il nostro capitano è stato… pic.twitter.com/ceJoyy5vBA
— ?? Nati (@nati_sfv_asf) January 5, 2025
Xhaka së bashku me shokë arritën në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2024”, ku u mposhtën nga Anglia, pas ekzekutimit të penalltive.
Ndërsa në nivel klubesh, ylli nga Kosova, fitoi Bundesligën për herë të parë në histori me Leverkusenin.
Teksa triumfoi edhe në finale të Kupës së Gjermanisë ku edhe arriti të shënoi gol.
Graniti ishte edhe në finale të Ligës së Evropës ku u mposht nga Atalanta e Berat Gjimshitit në finale me rezultat 3-0.
Ky çmim iu dha Xhakës nga “Sports Aëards”, kurse në garë ishte me Kevin Fiala (hokey), Lara Heini (Hokey), Alina Muller (Hokey), Lia Ëalti (Futbolliste) dhe Manuel Zehnder (Hendboll)./Arbresh.info
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...