Xhaka e uron Arsenalin pasi u shpall kampion i Anglisë, vlerëson lart trajnerin Arteta

09:17 | 20 Maj 2026
D.H

Arsenali mbrëmë “theu mallkimin” dhe u shpall kampion i Anglisë pas 22 viteve, një xhiro pa përfunduar elita e futbollit anglez.

Ky sukses erdhi pas dështimit të Manchester Cityt ndaj Bournemouth, shkruan Arbresh.info.

Skuadra e Guardiolës u ndal 1-1, dhe pas 37 xhirove tani Arsenali ka 82 pikë, kurse City mbeti me 78 sosh, një xhiro pa përfunduar kampionati. Me këtë renditje “Topçinjtë” sigurojnë edhe matematikisht titullin e 22 në histori.

Pas këtij suksesi nuk mungoi as reagimi i ish-futbollistit të Arsenalit, Granit Xhaka.

Përmes një postimi në ‘instastory’, mesfushori shqiptar uroi për suksesin ish-skuadrën e tij në veçanti trajnerin Mikel Arteta.

“Një ekip i veçantë, lojtarë të mrekullueshëm dhe një klub që nuk ndaloi kurrë së besuari por e gjithë kjo është falë teje, Mikel.”

“Të gjithë ata që dyshuan tek ti, t’i japin këtij njeriu dhe këtij trajneri respektin që ai e meriton.”

“Urime gjithë familjes së Arsenalit”, ka shkruar Xhaka në postim.

Ndryshe, Granit Xhaka ka qenë pjesë e Arsenalit nga viti 2016 deri në 2023, ku ka luajtur gjithsej 225 ndeshje, dhe ka realizuar 17 gola./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale