Dogana e Kosovës ka evidentuar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në pikën kufitare Jarinje.
Gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë kanë pyetur personin nëse posedon mallra apo mjete monetare për deklarim, me ç’rast përgjigjja ka qenë negative.
Pas ekzaminimit të detajuar të automjetit dhe sendeve personale, janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë totale prej 10,173.60 euro, përfshirë euro dhe dinarë serbë, të shpërndara në pjesë të ndryshme të automjetit dhe tek personi në fjalë.
Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, rasti është proceduar tek njësitë kompetente dhe është shqiptuar gjobë administrative.
Për rastin në fjalë është njoftuar hetuesia e doganës përmes të cilëve është njoftuar edhe prokurori i shtetit, derisa shuma tjetër e mjeteve mbetet e ndaluar deri perfundimin e hetimeve.
Dogana e Kosovës rikujton qytetarët dhe udhëtarët se deklarimi i mjeteve monetare gjatë hyrjes apo daljes nga territori i Republikës së Kosovës është obligim ligjor dhe mosrespektimi i këtyre dispozitave sjell pasoja administrative dhe ligjore.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...