Policia e Kosovës, në kuadër të angazhimeve policore në ruajtjen e kufirit shtetëror dhe parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, njësitë policore kufitare, me datën 19 maj 2026, në fshatin Herticë komuna e Podujevës, kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.
Në njoftim thuhet se është ndaluar një traktor me rimorkio të ngarkuar me 161 bidonë të mbushur me gjithsejtë 2898 litra vaj motorik të kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, duke kaluar ilegalisht në rrugë malore përmes vijës kufitare.
“Malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor në Merdare për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës, ndërsa me autorizim të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare&kontrabandim me mallra’. Personi i dyshuar, pas intervistimit, lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Hargreaves pas takimit me Haradinajn: Pas zgjedhjeve partitë...
Rama: 35 vjet marrëdhënie diplomatike me Korenë e Jugut – fo...
Lituania mbyll aeroportin, lëshon paralajmërim për ‘rrezik a...
Putin nga Pekini: Rusia ka një rol stabilizues në skenën ndë...
Zbulohet shuma që Real Madridi pagoi për ta liruar Mourinhon...
Dyshohet se rrëmbyen një person dhe e malretuan fizikisht, a...