Freiburg dhe Aston Villa sonte kërkojnë titullin e Ligës së Evropës

08:44 | 20 Maj 2026
D.H

“Besiktas Park” është arena që mirëpret sonte finalen e madhe të Ligës së Evropës mes Freiburgut dhe Aston Villas.

Ky takim do të zhvillohet nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.

Këto skuadra nuk janë takuar asnjëherë mes vete, derisa kërkojnë të fitojnë trofeun e dytë më të madh evropian.

Për Freiburgun një fitore do të thoshte kualifikim në Ligën e Kampionëve, teksa Villa e ka siguruar përmes kampionatin.

Asnjëra nga këto skuadra nuk e ka fituar këtë trofe dhe e kërkojnë për të parën herë.

Për të arritur në finale, Freiburgu mposhti Bragan, teksa Aston Villa fitoi ndaj Nottingham Foresti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale