Wolverhampton Wanderers tashmë edhe zyrtarisht nuk do të jenë pjesë e sezonit 2026/27 në Premier League, pasi kjo skuadër bie nga kategoria e elitës së futbollit anglez.
Ky epilog erdhi pas barazimit pa gola 0-0 mes Crystal Palace dhe West Ham United, në një përballje të zhvilluar në “Selhurst Park”. Ndeshja ishte e tensionuar deri në fund, por asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, duke bërë që londinezët të ndajnë pikët në një moment kritik të sezonit.
Ky rezultat i shkon për shtat West Hamit, i cili vazhdon luftën për mbijetesë dhe aktualisht mban pozitën e 17-të me 33 pikë.
Në anën tjetër, Wolves mbeten me vetëm 17 pikë pas 33 ndeshjeve të zhvilluara, duke e bërë matematikisht të pamundur kapjen e rivalëve.
Në zonën e rrezikut aktualisht gjenden edhe Tottenham Hotspur me 31 pikë dhe Burnley me 20 pikë.
Ndërkohë, situata mund të rëndohet edhe më shumë për Burnleyn, pasi nëse pësojnë humbje në përballjen e mesjavës ndaj Manchester City, edhe ata do të konfirmojnë zyrtarisht rënien nga liga.
Deri në përfundim të Premier Leagues, kanë mbetur edhe pesë xhiro, ku përveç luftës për mbijetesë gara është e ashpër edhe për titullin kampion mes Manchester Cityt dhe Arsenalit./Arbresh.info
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...