Google ADS

Wilshere mund të largohet nga Emirates, gjigantët italian gati ofertat

19:03 | 17 Mars 2018
Arbresh.info

Mesfushori anglez, Jack Wilshere, ende nuk ka vazhduar kontratën me klubin e Arsnealit.

Arsenali tashmë i ka bërë ofertën e fundit, pasi që edhe Wenger ka deklaruar se oferta e klubit nuk do të ndryshojë dhe se është vendim totalisht i lojtarit.

Në rast të mos vazhdimit të kontratës, anglezi do të jetë lojtar i lirë dhe ky fakt tërheq shumë skuadra.

Sipas The Times, Toffees tashmë i kanë vendosur lojtarit 10 milionë euro në tavolinë dhe po presin përgjigjen.

Për shërbimet e Wilshere, janë të interesuar edhe gjigantët italian, si Milan.

Në garë është edhe Juventusi, që njihet për transferimin e lojtarëve me kosto zero.

Vlen të theksohet se trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, ka bërë të ditur se ka folur me Ëilshere dhe i ka kërkuar të qëndrojë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale