Kryeministri shqiptar, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita e tij zyrtare në Estonia, ku u prit nga Presidenti Alar Karis dhe Kryeministri Kristen Michal.
Gjatë vizitës në kryeqytetin estonez, Talin, kreu i qeverisë mori pjesë edhe në “Lennart Meri Conference”, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të fokusuar në sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Rama vlerësoi mikpritjen e autoriteteve estoneze dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë forum ndërkombëtar.
“Me kënaqësinë e vizitës në Estoni, ku u mirëpritëm me respekt nga Presidenti Alar Karis dhe Kryeministri Kristen Michal, si edhe me pjesëmarrjen në panelin hapës të Konferencës Lennart Meri, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës”, shkroi Rama.
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...