Sulmuesi Stephan El Shaarawy ka njoftuar se do të largohet nga Roma në fund të sezonit, duke i dhënë fund aventurës së tij shumëvjeçare me klubin italian.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, i cili është shpërndarë edhe nga klubi.
“Disa vende bëhen shtëpi pa e kuptuar. Për mua, këto dhjetë vjet kanë qenë pikërisht kjo. Po largohem me gjithë zemër”, ka shkruar El Shaarawy.
Futbollisti italian ka kujtuar momentet më të rëndësishme me fanellën verdhekuqe, përfshirë fitimin e një trofeu ndërkombëtar dhe mbajtjen e shiritit të kapitenit.
“Ka qenë një nder dhe privilegj i madh që do ta mbaj gjithmonë në zemër”, është shprehur ai.
El Shaarawy e ka konfirmuar se derbi ndaj Lazio do të jetë ndeshja e tij e fundit në stadiumin “Stadio Olimpico”.
“Derbi do të jetë ndeshja ime e fundit në shtëpi. Nuk ka ndeshje më të mirë për të treguar gjithçka që kam kërkuar gjithmonë në këtë fanellë: angazhim, respekt dhe përkushtim, por mbi të gjitha mirënjohje”, ka theksuar ai.
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail
Psikologët: Shtatë zakone të mëngjesit e përkeqësojnë ankthi...