Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmë në Vushtrri, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave në rrugën “Avni Sarai”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se ka shtënë në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë e pistoletës me gaz. Ndërkohë, dëshmitari (shok i të dyshuarit) ka dorëzuar një pistoletë me gaz që dyshohet se është përdorur në rast.
Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar edhe një pistoletë me 5 fishekë.
I dyshuari ndodhet ende në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
–Rr. Avni Saraqi, Vushtrri 15.05.2026 – 00:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje me ankuesin mashkull kosovar, kishte shtënë me armë zjarri në ajër dhe ishte larguar nga vendin i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë e pistoletës me gaz. Dëshmitari (shok i të dyshuarit), ka dorëzuar një pistoletë me gaz, që dyshohet se është përdorur në rast, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar edhe një pistoletë me 5 fishekë. I dyshuari gjendet në arrati./Arbresh.info
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...