Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar takim me kandidatët e partisë për deputetë, ku u diskutua për organizimin, koordinimin dhe mobilizimin për Zgjedhjet e Përgjithshme të 7 qershorit.
Në këtë takim u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët dhe komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës, me fokus tek programi, përgjegjësia dhe alternativa që PDK ofron për vendin.
Kryetari Hamza u shpreh se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të rikthejë stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira për Kosovën, duke theksuar se vetëm përmes unitetit dhe kontributit të secilit mund të nxirret vendi nga kriza dhe stagnimi.
“Është koha që Kosova të ecë përpara: me punë, me vizion, me dashuri për vendin dhe me më shumë kujdes, respekt e përkushtim për çdo qytetar të Kosovës”, ka deklaruar Hamza para kandidatëve./Arbresh.info
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...