Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe godet këmbësorët, dy të vdekur

09:18 | 16 Maj 2026
E.K

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë pasi një makinë është përplasur me një grup këmbësorësh në New York City, mbrëmjen e djeshme.

Aksidenti ka ndodhur në Manhattan, kur shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit të tij dhe ka goditur këmbësorët.

Sipas raportimeve fillestare, incidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga New York Post, tregojnë makinën duke kaluar me shpejtësi nëpër një kryqëzim, përpara se shoferi të humbiste kontrollin, duke u përplasur fillimisht me një furgon të parkuar dhe më pas me një grup njerëzish.