Gini Wijnaldum ka lavdëruar Xherdan Shaqirin, pasi sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë me Liverpoolin në Premierligë gjatë fundjavës.Skuadra e Liverpoolit fitoi ndaj Cardiffit me rezultatin 4-1, ndeshje në të cilën Shaqiri erdhi nga bankina për të shënuar golin e sigurisë për ‘Reds’.
Wijnaldum ka lavdëruar Shaqirin për paraqitjen e tij në ndeshje, ku tha se ai i ndihmoi shumë për ta fituar duelin e Premierligës – pasi aktivizimi i tij ishte kyç.
“Ai na ndihmoi, na dhuroi më shumë arrogancë,” tha Gini.
“Ai na ndihmoi të qetësohemi përsëri, sepse ishim nën presion, ata kishin një ndjenjë se ata mund të shënonin golin e dytë dhe ai erdhi dhe e largoi këtë”, përfundoi mesfushori holandez i Liverpoolit.
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...