Trajneri i RB Leipzig, Ralf Ragnik ka hedhur poshtë thashethemet për kalimin e Timo Werner në Bayern Munich gjatë këtij afati kalimtar.
“Nuk do të isha aq i sigurt që Werner do të shkonte në fakt në Bayern”, ka thënë Rangnick për Sport Bild, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse Bayerni do të ishte plotësisht i sigurt rreth Timos, ata tashmë zyrtarisht do na kontaktonin neve me një kërkesë. Gjithçka tjetër do të ishte e pazakontë nga Bayerni, veçanërisht pasi ne kemi një raport shumë të mirë me ata”
“Pozitat tona nuk kanë ndryshuar, ne nuk dëshirojmë që ai të largohet në vitin e fundit të kontratës pa rinovuar”
Warner ishte pjesë e akademisë te VfB Stuttgarti gjatë vitit 2002 para se të kalonte në vitin 2016 te RB Leipzigu./arbresh.info/
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...