Finalja e Ligës së Evropës mes Villarreal dhe Manchester United është mbyllur me rezultat
Gerard Moreno shënoi penalltinë e parë për Villarreal, derisa nuk dështoi as Juan Mata nga Manchester United, njofton lajmi.net.
Më pas, Raba ishte i suksesshëm nga pika e bardhë, e të njëjtën gjë e bëri edhe A. Telles.
Edhe pse de Gea preku topin e goditur nga Paco Alcacer, në fund ai përfundoi në portë.
Specialisti i penalltive, Bruno Fernandez, nuk dështoi nga penalltia.
Në serinë e katërt, Alberto Moreno rezultoi i saktë njësoj sikurse edhe Marcus Rashford, i cili humbi një rast shumë të mirë në këtë ndeshje.
Përgjegjësinë për penalltinë e pestë në këtë finale për Villarreal e mori Dani Parejo, ku u tregua shumë i suksesshëm.
Në anën tjetër, për Man Utd shënoi edhe Edinson Cavani nga penalltia.
Seria e penalltive vazhdoi akoma, ku Moi Gomez konkretizoi penalltinë për klubin, sikurse bëri edhe Fred për Man Utd.
Saktësia e lojtarëve të “Nëndetësës së Verdhë”, vazhdoi pasi Raul Albiol shënoi nga 11 metërshi, e madje nuk gaboi as Daniel James për “Djajtë e Kuq”.
Edhe Francis Coquelin u tregua i saktë nga pika e bardhë, sikurse bëri edhe Luke Shaw.
Mario Gaspar nuk dështoi në penalltinë e 9-të, e as Taunzebe për Man Utd.
Në penalltinë e 10-të, Pau Torres la gjithça për portierin, siç bëri edhe Victor Lindelof.
Rulli nuk dështoi të shënonte, mirëpo de Gea po dhe kësisoj Villarreal fituan trofeun e parë të Ligës së Evropës në histori të klubit.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...