Bayern Munich e ka mposhtur me rezultat 4:3 Real Madridin në ndeshjen e kthimit çerekfinale për ta siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Reali e nisi furishëm takimin me një gol të Gulerit pas një gabimit të Neuerit, qysh në minutën e parë, shkruan Arbresh.info.
Por nuk vonoi shumë dhe Pavlovic barazoi në 1:1 në minutën e gjashtë.
Guler realizoi një tjetër supergol nga gjuajtja e lirë për 1:2 në minutën e 29-të. Por vetëm nëntë minuta më vonë, Kane barazoi sërish për Bayernin.
Ndërkohë tre minuta pa u mbyllur pjesa e parë, Mbappe riktheu epërsinë e Realit përsëri.
Pjesa e dytë ishte më e qetë sa i përket golave por rastet nuk munguan nga të dyjat palët.
Viniciusi pati dy mundësi të mira shënimi për Real Madridit, por njëra nga goditje e tij u bllokua nga mbrojtësi, tjetra shkoi në rrjetën e jashtme.
Bayerni rrezikoi fillimisht me Diazin, por ai u ndal nga ish-bashkëlojtari i tij tek Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.
Dy raste të arta i pati Olise, ku njëra u ndal portieri Lunin. Tjetra shkoi fare pranë jashtë portës.
Për bavarezët një rast të mirë e lëshoi edhe Upamecano, ku goditja e tij me kokë shkoi jashtë portës.
Pesë minuta para fundit, Camavinga u ndëshkua me karton të kuq.
Kjo ishte fatale, një minutë para fundit të ndeshjes, kur të gjithë po prisnin vazhdimet, në skemë doli, Luis Diaz i cili barazoi rezultatin në 3-3.
Kurse në minutën e fundit, Bayerni me një gol të Olises fitoi ndeshjen dhe siguroi gjysmëfinalen ku e pret PSG./Arbresh.info
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...