
Screenshot
Vëllaznimi ka regjistruar një fitore të rëndësishme në palestrën e vet në Gjakovë, duke mposhtur Go+ Pejën me rezultat 94–85, në një ndeshje mjaft të luftuar deri në fund.
Rezultati sipas çerekëve ishte: 16–13, 27–29, 28–15, 23–28. Çereku i tretë doli të jetë vendimtar për vendasit, të cilët krijuan një epërsi të konsiderueshme dhe më pas e menaxhuan mirë lojën në minutat e fundit, duke siguruar fitoren në kohën e rregullt.
Te Vëllaznimi më i dalluari ishte J. Hellems me 21 pikë, ndërsa Wilson shtoi 19 pikë. Kontribut të madh dha edhe Gordon me 16 pikë dhe 8 kërcime, si dhe Y. Anei me 14 pikë, 7 kërcime dhe 2 bllokada.
Nga ana tjetër, te Go+ Peja u veçuan C. Edwards me 18 pikë (8/8 nga gjuajtjet e lira) dhe 9 kërcime, A. Hajdari po ashtu me 18 pikë, S. Flatten me 16 pikë, si dhe M. Mala me 11 pikë dhe 8 asistime.
Tashmë Peja ka tetë fitore e gjashtë humbje, ndërsa Vëllaznimi shijon fitoren e pesë krahas nëntë humbjeve./Arbresh.info
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...