Vëllaznimi ka arritur të fitojë derbin e Dukagjinit ndaj Pejës duke e mposhtur me rezultat 83 – 69, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Gjakovarët e nisën më mirë takimin ku pjesën e parë e mbyllën në epërsi prej 17 pikëve, shkruan Arbresh.info.
Deri në fund të ndeshjes gjithçka se çfarë bën pejanët ishte ngushtimi i epërsisë në 14 pikë.
Më i dalluari në këtë takim ishte Hellens me 21 pikë, teksa lojë të mirë bën edhe Anderson që luajti me 17 sosh dhe Atik Koshi shtoi 15 tjera.
Për, Pejën, Tristan Ikpe pati 14 pikë teksa me pikë dyshifrore luajti edhe Galloway i cili shënoi 10 sosh dhe arriti nëntë kërcime.
Me këtë fitore, Vëllaznimi ka tetë fitore dhe shtatë humbje aq sa ka edhe Peja pas 15 ndeshjeve.
Sfidën e radhës gjakovarët e luajnë në udhëtim tek Bashkimi, kurse Peja e pret në shtëpi skuadrën tjetër nga Prizreni, Proton Cable./Arbresh.info
‘Dora e hekurt’ e Florentino Perez: Vë në shitje tre top loj...
Xheneta: Dua të kem raport të mirë me të gjithë banorët e BB...
Nuk janë emocionalë, shenjat e horoskopit që rrallë qajnë
Tjetër vatër zjarri në veri të Los Angeles, evakuohen 31.000...
A ju dhemb shpina? Këto janë pozicionet më të mira dhe më të...
Real Madridi në bisedime me kampin e Joshua Kimmichit