FC Malisheva ka bërë të ditur se kanë mbyllur marrëveshjen me futbollistin Valmir Berishën.
Sipas njoftimit të klubit, mbyllja e bashkëpunimit ka ardhur me marrëveshje të dyanshme, shkruan Arbresh.info.
“Faleminderit për secilën ditë, Valmir Berisha”.
“Me marrëveshje dy-palëshe kemi ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin, Valmir Berisha.”
“Klubi shpreh mirënjohjen më të sinqertë për kontributin e lojtarit për këtë periudhë të kaluar në Malishevë.”
“Jemi mirënjohës për secilin emocion, gol dhe gjithçka tjetër që përjetuam bashkë.”
“Vazhdimi i rrugëtimit tënd të ri qoftë përplot suksese, në të gjitha drejtimet.”
“FC Malisheva do të mbetet përherë një shtëpi e jotja, ku bashkë ndërtuam shumë kujtime të bukura”, shkruhet në njoftimin e Malishevës./Arbresh.info
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...