Arsene Wenger ka përsëritur faktin se Alex Oxlade-Chamberlain do të qëndrojë në Arsenal këtë verë.
Pavarësisht zërave që flasim për një transferim prej 35 milionë paundesh tek Chelsea.
“Po, ai do qëndrojë këtu”, tha Wenger. “Pse? Personalisht, sepse unë e vlerësoj atë shumë dhe ai është një nga lojtarët që është me i miri në fushë. Në vitin e fundit, ai bëri përparim të madh dhe personalisht dua që ai të qëndrojë këtu edhe për shumë sezone.”, përcjell Albeu.com.
“Unë jam i bindur se ai do të jetë lojtarëë i joni edhe për dy vitet e ardhshme” përfundoi tekniku francez duke shprehur bindjen se britaniku do të qëndrojë.

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë