UEFA ka konfirmuar se ndeshja e Manchester United në Evropa Ligë kundër FC Rostov do të zhvillohet pavarësisht ankesave të mëdha nga Jose Mourinho rreth fushës.
Trajneri i United kërkoi që ndeshja të shtyhet për shkak të shqetësimeve të tij rreth fushës në stadiumin ‘Olimp-2’ në Rusi, transmeton portali arbresh.info. Por, edhe pse UEFA ka pranuar se fusha ‘mund të mos jetë perfekte’, ndeshja do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës.
“Gjendja e fushës mund të mos jetë në gjendje perfekte, por konsiderohet se mund të zhvillohet lojë në të”, shkruan UEFA në deklaratën e saj.
“Ndeshja do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar”./arbresh.info
Begaj dënon dhunën në veri të Kosovës: Asnjë pretekst nuk mu...
Vazhdon seanca ndaj Pjetër Shalës
Kryetari i Leposaviqit kaloi natën i bllokuar brenda objekti...
Kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit sot s’do të shkojnë n...
Serbët kanë paralajmëruar edhe sot protesta në veri
Sot mot me diell dhe riga shiu