Manchester United dhe Arsenal kanë mbyllur me barazim derbin e javës së 29-të në Premier League.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët shkuan në pjesën e parë me një gol në epërsi, shkruan Arbresh.info.
Goli u shënua nga Bruno Fernandes në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë nga gjuajtja e lirë.
Në pjesën e dytë, Arsenali u mundua të gjej golin e barazimit dhe ia arritit përmes një supergoli të Declan Rice, në minutën e 74-të.
Deri në fund Martinelli pati një mundësi të artë për të shënuar por nuk ia arriti dot.
Një rast të mirë për “Djajt e Kuq” e pati edhe Rasmus Hojlund, mirëpo nuk arriti ta shfrytëzojë.
Ky është një tjetër hap fals i Arsenalit i cili ka tashmë 55 pikë, 15 më pak se Liverpooli. Teksa, Man United është i 14-ti me 34 sosh./Arbresh.info
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...