Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, është shprehur i lumtur pas kualifikimit të skuadrës së tij në finalen e UEFA Champions League, duke vlerësuar karakterin dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Bayern Munich.
Tekniku spanjoll tha se ndeshja ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe me intensitet të lartë, por theksoi se mbrojtja e PSG-së bëri diferencën.
“Kemi kujtime të mira nga kjo ndeshje. Luajtëm me shumë intensitet. Mbrojtja ishte më e mirë se sulmi. Karakteri që treguam kundër një skuadre si Bayerni është shumë pozitiv. Jemi shumë të lumtur që kemi arritur në finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve,” deklaroi Enrique.
Ai shtoi se përballja ndaj kampionëve gjermanë ishte një test i madh për skuadrën e tij.
“Ishte shumë intensive dhe shumë e vështirë. Bayerni luan futboll në nivelin më të lartë. Të dyja skuadrat janë të ngjashme, sepse duam të bëjmë presion lart në fushë. Jemi shumë të lumtur,” tha ai.
Në fund, Enrique foli edhe për një moment personal, duke zbuluar se shumë shpejt do të festojë ditëlindjen.
“Pas dy ditësh do të festoj ditëlindjen time. Jam shumë i lumtur. Jemi në fazën tjetër të garës, në finalen e Ligës së Kampionëve. Duam t’ua dhurojmë këtë sukses tifozëve tanë,” përfundoi trajneri i PSG-së.
Në finale PSG do të luaj me Arsenalin./Arbresh.info
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...