Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas shtyrjes së vendimit përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili tashmë është caktuar për më 20 korrik 2026.
Kurti deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk ka pasur informacion paraprak lidhur me shtyrjen e vendimit, duke theksuar se ekzekutivi nuk ka qasje në zhvillimet dhe dinamikat brenda Gjykatës Speciale.
“Sa i përket Gjykatës Speciale dhe shtyrjes për dy muaj të vendimit, ne e morëm vesh njësoj sikurse ju, për shkak se Qeveria nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që ndodhin në Gjykatën Speciale, e cila nuk karakterizohet nga transparenca ndaj vendit tonë. Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo për gjykata speciale.3 gushti i vitit 2015 është ndër ditët më të rënda të Kosovës së pavarur. Lufta e UÇK-së ishte dhe gjithmonë do të mësohet në histori si luftë e drejtë kundër një okupatori gjenocidal. Ishte luftë antikolonialiste. Ky ishte gjenocidi i katërt që ka bërë Serbia ndaj popullit tonë”.
“UÇK-ja, si pjesë e luftës çlirimtare, është një luftë që gjithmonë duhet të kujtohet, të mbrohet dhe të mësohet. Është e domosdoshme që të nxirren mësimet nga gabimet politike që janë bërë dhe që na kanë sjellë në këtë situatë. Ne kemi një gjykatë speciale që i vonon vendimet e saj. Besojmë në drejtësinë e luftës dhe pafajësinë e krerëve të UÇK-së që vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në Hagë”, tha ai.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...