Mallorca po luan në shtëpi ndaj Valencias në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit spanjoll.
Vendasit vijnë në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi ndaj Real Madridit dhe Rayo Vallecanos me rezultat 2-1 dhe 3-0 respektivisht.
Njëri nga më meritorët për fitoren ne këto dy ndeshje si dhe në përgjithësi për rezultatet pozitive të Mallorcas këtë sezon ka qenë padyshim sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.
Muriqi aktualisht numëron 21 gola dhe ka një asistim dhe gjendet vetëm dy gola larg Kylian Mbappes në garën për çmimin “Pichichi” si golashënuesi më i mirë në La Liga.
E para fillimit të ndeshjes me Valencian, tifozët vendas kanë përgatitur një pankartë gjigante me foton e Vedat Muriqit ku shkruhej “Ishulli i Piratit”.
Ky gjest nga tifozët e Mallorcas tregon edhe një herë tjetër lidhjen e fortë që sulmuesi dardan ka krijuar me tifozët e klubit, duke u shndërruar edhe në një idhull të tyre.
Në rast fitoreje ndaj Valencias, Mallorca do të forconte gjasat e saj për të siguruar mbijetesën në La Liga./Telegrafi/

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...