Teuta ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Rahovecin me rezultat 83:80 (23:17, 22:23, 24:15, 14:25), në xhiron e nëntë të Ligës Unike.
Pas një fillimi të barabartë, vendasit shkëputen duke krijuar epërsi prej tetë pikësh 19:11, ndërsa çerekun e parë e fitojnë 23:17. Vreshtarët e fillojnë furishëm periudhën e dytë, duke shkrirë epërsinë dhe e kthyen atë në favor të tyre 30:31, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, megjithatë durrësakët e përfunduan pjesën e parë në të mirë të tyre 45:40, përcjell arbresh.info.
Dallimi i madh u bë në periodën e tretë, ku basketbollistët e Teutës ishin bindshëm më të mirë, për të thelluar epërsinë, ku më e larta ishte 14 pikë, 69:55, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit ndodhi e kundërta, ku kësaj radhe rahovecasit tentuan të bëjnë përmbysjen e madhe, megjithatë, arritën të zvogëlojnë shifrat në vetëm tri pikë, 83:80, sa përfundoi ndeshja.
Te Teuta u dallua Tamas Bruce me 20 pikë e 15 kërcime, kurse te Rahoveci u dallua Milik Yarbrough me 35 pikë e tetë kërcime.
Teuta ka pesë fitore dhe katër humbje, ndërsa Rahoveci ka tri fitore e gjashtë humbje.
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira