Talenti i ri kosovar, Aron Babaj ka bërë një hap gjigant në karrierën e tij si futbollist, duke u transferuar në akademin e Milanit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra kuqezi, përmes një postimi në sajtin e tyre zyrtar, shkruan Arbresh.info.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Aron Babajt, i cili do t’i bashkohet projektit Milan Futuro, një iniciativë e dedikuar për rritjen dhe zhvillimin e talenteve të rinj.”
“Mesfushori i lindur në vitin 2009 ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij te Rossonerët”, shkruhet në njoftimin e Milanit.
Aroni është djali i ish-futbollistit të njohur kosovar, Shpëtim Babaj.
Aron Babaj është 16-vjeçar dhe ka një talent të jashtëzakonshëm, ku pritet të ketë një të ardhme të ndritur.
Ai së fundmi ishte pjesë e Prishtinës së Re./Arbresh.info
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...