Mesfushori i ri holandez, Kees Smit, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në futbollin evropian falë paraqitjeve mbresëlënëse me AZ Alkmaar.
20-vjeçari nga Heiloo po konsiderohet si një nga talentet më premtuese të momentit.
Interesimi për të nuk mungon as nga klubet elitare. Së fundmi, emri i tij është lidhur me FC Barcelona, ndërsa vlerësime të mëdha ka marrë edhe nga selektori i Holandës, Ronald Koeman.
Ky i fundit e krahasoi Smitin me dy mesfushorë të njohur, duke thënë se “ka diçka nga Pedri dhe diçka nga Frenkie de Jong”.
Nga ana tjetër, ish-futbollisti i njohur holandez, Rafael van der Vaart, ka një mendim tjetër për të ardhmen e talentit të ri.
Duke folur në emisionin “Rondo” në Ziggo Sport, ai deklaroi se Smit ka potencial për të përfunduar te Real Madrid.
“Smit është një lojtar jashtëzakonisht i mirë. Shpesh nxitojmë të themi për dikë se është i mirë, por në këtë rast ai është vërtet shumë i mirë. Nëse vazhdon kështu, pa dyshim do të përfundojë te Real Madridi ose në ndonjë nga klubet më të mëdha në botë”, u shpreh Van der Vaart.
Ai shtoi se e vetmja gjë që i duhet të përmirësojë është menaxhimi i presionit, por theksoi se Smit duket një futbollist me këmbë në tokë dhe personalitet të qëndrueshëm./Arbresh.info
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...