Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit

10:10 | 21 Prill 2026
D.H

Mbrojtësi anglez, John Stones, pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë, duke mbyllur kështu një kapitull të suksesshëm në “Etihad Stadium”.

31-vjeçari ka qenë pjesë kyçe e skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola për shumë vite, duke kontribuar ndjeshëm në periudhën më të artë të klubit.

Gjatë kohës së tij te City, Stones ka fituar trofe të shumtë, përfshirë gjashtë tituj në Premier League dhe një UEFA Champions League.

Po ashtu ai ka fituar edhe pesë herë Carabao Cup, nga një herë Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube, si dhe nga dy FA Cup dhe FA Comunnity Sheild.

Stones ka zhvilluar mbi 292 paraqitje në të gjitha garat me Manchester City, duke shënuar 19 gola dhe dhuruar nëntë asistime.

Edhe pse nuk është mbrojtës tipik për gola, ai ka arritur të lërë gjurmë në momente kyçe, sidomos në ndeshje të mëdha dhe gara me peshë.

Mbrojtësi anglez u transferua në vitin 2016 nga Evertoni./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale