Napoli ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Juventusit në derbin e fundjavës në Serie A.
Edon Zhegrova u aktivizua sërish vetëm në minutat e fundit të takimit, duke pasur hapësirë të kufizuar për të ndikuar në lojë.
Trajneri Luciano Spalletti, pas ndeshjes, ka sqaruar arsyet pse reprezentuesi i Kosovës nuk mori minuta më të shumta.
Ai tha se Zhegrova gjatë javës ka pasur shqetësime fizike, duke munguar edhe në stërvitje.
“Edoni po vjen nga një periudhë e gjatë mungese. Ai është një lojtar shkatërrues në 15 metrat e fundit, por këtë javë ka pasur shqetësime dhe ka qenë jashtë stërvitjes. I duhet kohë që të rikthehet në ritmin e duhur. Do të doja ta përdorja më shumë, por ai duhet të rifitojë formën e tij fizike,” tha Spalletti.
Zhegrova pritet të rikthehet gradualisht në ritmin e plotë, ndërsa Napoli vazhdon garën në pjesën e sipërme të tabelës së Serie A-së.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë