Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar se do dëshironte të ribashkohej me Cristiano Ronaldo-n.
Dyshja sulmuese ishin se bashku për gjashtë vite te United nga viti 2003 deri në vitin 2009, pastaj i ndanë rrugët, transmeton portali arbresh.info.
Solskjaer ka pranuar se Ronaldo është ndër lojtarët që do dëshironte t’i transferonte.

“Mos harroni kam luajtur me Cristiano-n dhe është lojtari më i mirë në botë, pra nuk do e kisha problem ta kemi në skuadër gjithashtu”, theksoi ai.
Portugezi pavarësisht moshës këtë sezon ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 22 gola në 21 paraqitje për Juventus-in dhe është ndër kandidatët kryesorë për Topin e Artë./arbresh.info.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...