Ole Gunnar Solskjaer i ka dërguar mesazh bordit të Manchester United pasi janë ngritur dyshime rreth të ardhmes së tij në Old Trafford, raporton The Telegraph.
Djajtë e Kuq kanë humbur në shtëpi nga Arsenali dhe pësuan disfatë edhe nga Basaksehir në Ligën e Kampionëve, derisa nuk e kanë fituar ende asnjë takim në stadiumin e tyre.
Duke marrë parasysh atë që kanë pësuar Louis van Gaal dhe Jose Mourinho, nuk përjashtohet mundësia që edhe norvegjezi të ballafaqohet me një gjë të tillë.
Manchester United fitoi 3-1 në udhëtim te Evertoni në fundjavën e kaluar, por që kjo gjë nuk e ka larguar rrezikun e shkarkimit të Solskjaerit.
The Telegraph raporton se trajneri ka kërkuar nga bordi i klubit që të shikojnë në transferime të mëdha në janar, se sa të shkarkojnë atë.
Por, nëse vazhdon forma me rezultate negative deri në fund të vitit, atëherë nuk përjashtohet mundësia edhe e shkarkimit të tij. /Telegrafi/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...