Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka besimin se ylli i skuadrës, Paul Pogba do jetë edhe sezonin e ardhshëm në “Old Trafford”.
Francezi qysh nga viti i kaluar mbetet i lidhur ngushtë më largimin nga “Djajtë e Kuq” me Real Madrid e Juventus të interesuar, transmeton portali arbresh.info.
Por, kështu nuk mendon tekniku norvegjez, i cili ka siguruar fansat se Pogba do vazhdojë të jetë te United.

“Paul është lojtari ynë, ka dy vite kontratë të mbetura, një vit plus edhe opsionin për një vit tjetër”.
“Pres që të vazhdojë të jetë këtu”, theksoi ai.
Ky sezon nuk ka qenë më i miri për fituesin e Kupës së Botës sepse ka pësuar lëndime të shpeshta, ndërsa këtë muaj pritet të rikthehet./arbresh.info.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...