Është mbyllur pa gola pjesa e parë mes Kosovës dhe Sllovenisë që po zhvillohet në stadiumin Stožice Sports Park.
‘Dardanët’ janë në kërkim të fitores së parë në Grupin 3 të Ligës C.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas një ecuria shumë negative, në tetë takimet e fundit miqësore dhe zyrtare ‘Dardanët’ kanë pësuar gjashtë humbje dhe regjistrojnë dy barazime.
Kurse këtë edicion në Nations League ata ende s’po e gjejnë fitoren.
Dardanët po luajnë mjaft mirë deri më tani dhe për 45 minuta e kanë mbajtur portën e paprekur, ani pse në një moment Aro Muric ka rrezikuar shumë, duke lëshuar portën.
Sido që të jetë, në pjesën e dytë, Dardanët do të tentojnë të bëjnë diçka më shumë.
Sonte, në sfidën e para fundit në Nations League, Kosovës po mungojnë të pezulluar: Herolind Shala dhe Benjamin Kololli, të lënduar: Bersant Celina, Idriz Voca, Florent Muslija dhe Arbër Zeneli, të kufizuar nga Covid-19: Milot Rashica dhe Leart Paqarada, probleme me dokumente: Betim Fazliji.
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...
Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi inspektorin gjatë d...
Incident i rëndë në Junik, policia konfiskon armë dhe thika ...
Shtetasit kinez i grabiten 20 euro nën kërcënimin e thikës n...