Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi inspektorin gjatë detyrës

09:16 | 16 Maj 2026
E.K

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një inspektor të shërbimeve publike gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Pashë Tepelena” rreth orës 11:00, ku i dyshuari ka sulmuar inspektorin derisa ai po kryente punën e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Rr. Ali Pashë Tepelena, Gjakovë 15.05.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (inspektor i shërbimeve publike), i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Arbresh.info