Shtetasit kinez i grabiten 20 euro nën kërcënimin e thikës në Prishtinë

09:07 | 16 Maj 2026
E.K

Një shtetas kinez ka raportuar në polici se është grabitur nën kërcënimin e thikës nga dy persona në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:35 në rrugën “Enver Zymberi”, ku viktima ka deklaruar se dy persona i kanë marrë 20 euro nën kërcënimin e një thike.

Policia ka bërë të ditur se viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje

-Rr. Enver Zymberi, Prishtinë 15.05.2026 – 13:35. Viktima mashkull shtetas kinez, ka informuar se dy persona meshkuj nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 20€. Nuk raportohet për lëndime. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info