Qeveria e Kosovës ka ndarë 250 mijë euro për kombëtaren e Kosovës në futboll.
Kurti tha se nëse Kosova e mposht Sllovakinë do të ndahen 500 mijë euro të tjera, kurse nëse kualifikohet në Botëror edhe 1 milion tjera.
Pas këtij vendimi, presidenti i FFK-së Agim Ademi e ka falënderuar, dhe e ka përshëndetur këtë vendim të Qeverisë.
“Në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe ekipit kombëtar falënderoj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për vlerësimin e arritjeve të deritanishme të Kombëtares sonë dhe për shpërblimin e ndarë për suksesin e arritur në “play-off” të kualifikimeve për Botërorin 2026. Kjo mbështetje institucionale është dëshmi e besimit të plotë në punën, përkushtimin dhe rrugëtimin që po e ndërtojmë së bashku.”
“Shpërblimet e caktuara nga ekzekutivi për motivimin e ekipit para ndeshjeve të radhës përbëjnë një shtysë të fuqishme për futbollistët tanë, të cilët janë të përqendruar dhe të motivuar maksimalisht që ta çojnë Kosovën drejt objektivit historik, sigurimit të biletës për Kupën e Botës.”
“Falënderimi ynë shkon për të gjithë ata që po qëndrojnë krah Kombëtares dhe futbollit kosovar. Kjo mbështetje është jetike në këtë fazë vendimtare, ku çdo detaj dhe çdo motivim ka rëndësi”, tha Ademi.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...
“E mbuluar’ nga dëbora/ Rama ndan pamjet me dron nga Dardha:...
Shkon në 39 numri i të vdekurve pas përplasjes së trenave në...
Mijëra viktima nga protestat/ Mjekë dhe dëshmitarë përshkrua...
Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi i Shq...
Liverpooli gjen pasuesin e Mo Salah, ëndërron afrimin e ylli...