Shkëndija ka pësuar humbje me rezultat 5-1 në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve nga Qarabagu.
Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 6-1 në të mirë të azerëve që siguruan kualifikimin për në play-off të Ligës së Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Kjo ndeshje nisi më mirë për Shkëndijën që realizuan pas dhjetë minutash lojë me Tamban.
Por pas gjashtë minutash, azerët barazuan pas një autogoli të Klisman Cakes. Ndërkohë dy minuta pas këtij goli Qarabagu shënoi edhe golin e dytë me anë të Kady Borges.
Kurse në minutën e tretë azerët e thelluan epërsinë në 3-1 me golin e Akhundzade. Dy minuta pas këtij ata fituan penallti pas një ndërhyrje nga Kamer Qaka.
Në gol penalltinë e konkretizoi Jankovic për ta çuar epërsinë në 4-1.
Edhe në pjesën e dytë, Qarabagu realizoi gol me anë të Leandro Andrades në minutën e 59-të, për ta vulosur fitoren 5-1.
Deri në fund nuk pati gola tjerë. Pas kësaj humbje Shkëndija garat evropiane i vazhdon në play-offin e Ligës së Evropës, kurse të sigurta i ka grupet e Ligës së Konferencës./Arbresh.info
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi