Serbi Nikoliq para meçit provokon Jakajn në baza kombëtare

20:41 | 17 Mars 2023

Me 24 mars, në datën kur forcat paqeruajtëse të NATO-s filluan bombardimet ndaj Serbisë, boksieri shqiptar më perspektivë, Bernardin Jakaj do të boksojë kundër Marko Nikoliqit, aktualisht boksieri më i mirë serb.

Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Bernardin Jakaj deri më tani është i pamposhtur, dhe 11 nga 13 meçet e tij i ka përfunduar para kohe.

Ai mban brezin IBO CONTINENTAL të cilin e fitoi kundër boksierit holandez, Naser Bukenya.

Nikoliq është dy herë kampion mediteran në WBC dhe ka 30 fitore e 2 humbje.

Që prej momentit të zyrtarizmit të meçit, boksieri serb ka filluar provokimet në rrjetet sociale në baza kombëtare ndaj boksierit Jakaj i cili përballjen po e pret në heshtje.

Duke qenë se në Vjenë ka një numër të madh të komunitetit serb, pritet që si kurrë më parë, salla të jetë e mbushur.

Sipas organizatorëve, bazuar në të kaluarën mes dy vendeve tona, autoritetet policore austriake kanë marrë përsipër sigurinë në palestrën ku do të zhvillohet ky meç./kk

Shpërndaje në rrjete sociale