Antonio Rudiger i është nënshtruar një operacioni në gjurin e majtë për të riparuar një pjesë të meniskut.
Lajmin e ka bërë me dije Reali i Madridit dhe ende nuk dihen kohët e rikuperimit.
Ky nuk është një lajm i mirë për kombëtaren gjermane, e cila në muajin qershor luan në fazën finale të Ligës së Kombeve, konkretisht gjysmëfinalen me Portugalinë.
Takimi në fjalë është programuar për t’u zhvilluar më 4 qershor ndërsa një ditë më pas do të luhet ndeshja mes Spanjës dhe Francës.
Mediet gjermane kanë bërë me dije se stafi i mjekëve shpreson në rikuperimin e lojtarit brenda 4-6 javësh ndërsa në një moment të parë u mendua se këto afate do të ishin 6-8 javë./rtk
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...