Cristiano Ronaldo po vazhdon shkëlqimin në Saudi Pro League, por skuadra e tij mposhtet në sfidën vendimtare nga Al-Hilali.
Al-Hilali mposhti Al-Nassr me rezultat 3-1, shkruan Arbresh.info.
Ronaldo realizoi i pari për ta krijuar epërsinë e skuadrës së tij, por kjo nuk zgjati shumë. Ai shënoi në minutën e 42-të.
Por Al-Hilal u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë. Fillimisht Al-Dawsari barazoi rezultatin në minutën e 57-të.
Kurse tre minuta më vonë, me karton të kuq u ndëshkua Al-Aqidi, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak.
Nëntë minuta para fundit, Al-Hilal mori epërsinë me anë të Kannos. Teksa fitoren e vulosi Neves në minutat shtesë nga penalltia.
Kjo fitore e dërgon Al-Hilalin në 38 pikë, shtatë më shumë se Al-Nassr./Arbresh.info
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...