Cristiano Ronaldo nuk i ka punët aspak mirë me trajnerin e tij, Raffa Benitez. Gjatë stërvitjes së fundit në Australi, portugezi është nervozuar mjaftë shumë me trajnerin e ri të “Mbretërve”.
Gjatë një ndeshjeje stërvitore, Benitez i anulon golin e Ronaldos për çka portugezi reagon shumë ashpër, duke i thënë se po i sheh gjërat vetëm kur po bëhet fjalë për lojtarët portugez, raporton ‘sport-english.com’, transmeton koha.net.
Por edhe më vonë kur Benitez kërkoi nga lojtarët që ta godasin shtyllën, Ronaldo përsëri nuk ishte i kënaqur duke thënë se nuk duhet të ushtrojnë se si ta godasin atë, por si të fusin topin brenda kornizës.
Deri më tani, marrëdhëniet ndërmjet tyre nuk duken në nivelin e duhur dhe e njëjta gjë nuk mund të thuhet në marrëdhëniet që portugezi kishte me ish-trajnerin e Real Madridid, Carlo Ancelotti.
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira