Sot shënohet 1 qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë që i kushtohet promovimit të të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve.
Kjo ditë ka rrënjë në përpjekjet ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, të forcuara pas miratimit të Deklaratës së të Drejtave të Fëmijëve në vitin 1959 dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijës në vitin 1989 nga OKB.
Megjithatë, të dhënat globale tregojnë se sfidat mbeten të mëdha. Dhjetëra miliona fëmijë vazhdojnë të mos kenë qasje në arsim, ndërsa miliona të tjerë përballen me varfëri ushqimore dhe kushte të vështira jetese. Po ashtu, qindra miliona vajza në mbarë botën janë përballur me martesë të hershme, një fenomen që cenon drejtpërdrejt të drejtat e tyre dhe zhvillimin e shëndetshëm.
Këto statistika dëshmojnë se, pavarësisht progresit, nevojitet angazhim i vazhdueshëm për të garantuar një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për çdo fëmijë.
Me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës dhe ETEA organizojnë aktivitetin publik: “Përtej festës: Flasim për sigurinë e fëmijëve në shkolla”./rtk
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...