Rolando Maran do të jetë pasuesi i Sylvinhos tek kombëtarja shqiptare

10:10 | 19 Maj 2026
D.H

Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur italianin Rolando Maran si trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare.

Tekniku 62-vjeçar vjen me një eksperiencë të gjatë në futbollin italian, ku së fundmi drejtoi Brescia Calcio në Serie B. Gjatë karrierës së tij ai ka qenë në stolin e skuadrave si Pisa, Genoa CFC, Cagliari, Chievo Verona, Catania FC, Bari dhe AS Cittadella.

Kulmi i karrierës së Maran erdhi në sezonin 2012/13 me Catania FC në Serie A, ku skuadra u rendit në vendin e tetë me rekord pikësh, plot 56.

Pas eksperiencave të shumta në elitën e futbollit italian deri në vitin 2020, ai u rikthye në Serie B fillimisht te Pisa dhe më pas te Brescia.

Shpërndaje në rrjete sociale