Sokol Hoxha është arrestuar në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve në mars të 1997-ës në Patos, dhe pesë muaj më pas, vrau në Belgjikë, një shtetase shqiptare, të cilën e kishte shfrytëzuar për prostitucion.
51-vjeçari në vitin 2000, ishte dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, pasi në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. për motive të dobëta
Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi ka vrarë me armë zjarri në Bruksel, shtetasen shqiptare.
Operacioni u finalizua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit dhe Interpol Brukselit.
Policia e Shtetit po punon ngushtë me agjencitë ligjzbatuese të ShBA-së, për ta kthyer këtë të arratisur për t’u përballur me drejtësinë në Shqipëri.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...