E kryer, Maresca do të jetë pasuesi i Guardiolës tek Man City

09:49 | 19 Maj 2026
D.H

Enzo Maresca ka arritur marrëveshje totale verbale me Manchester City dhe pritet të jetë trajneri i ri ish-kampionit të Anglisë.

Lajmin e ka bwrw tw ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, shkruan Arbresh.info.

Tekniku italian ka qenë prej kohësh kandidati favorit për të zëvendësuar Pep Guardiola në stolin e “Citizens”.

Marrëveshja tashmë është mbyllur dhe Maresca do të firmosë një kontratë fillestare trevjeçare me klubin nga “Etihad”.

Drejtuesit e Manchester Cityt e shohin italianin si profilin ideal për të vazhduar filozofinë e lojës së ndërtuar nga Guardiola, duke marrë parasysh edhe faktin se Maresca ka qenë pjesë e stafit teknik të klubit në të kaluarën.

Ky emërim konsiderohet si fillimi i një epoke të re për Cityn, me Marescan që do të ketë detyrën e vështirë për të vazhduar dominimin e klubit në Angli dhe Evropë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale