Google ADS

Rodri është rikthyer në stërvitje për Man Cityn

18:07 | 30 Prill 2025
D.H

Pas një dëmtimi të rëndë që pati mesfushori spanjoll, Rodri, ai ka kaluar çdo gjë tashmë dhe është rikthyer në stërvitje tek klubi.

Gjatë ditës së sotme në disa pamje që ka publikuar SkySport, fituesi i Topit të Artë, është parë duke stërvitur me pjesën tjetër të klubit, shkruan Arbresh.info.

Rodri ishte lënduar në fillim të sezonit të kaluar.

Ai pati këptur ligamentin kryesor ACL-në dhe ka humbur pjesën më të madhe të sezonit.

Fituesi i Topit të Artë ishte paraparë që të jetë gati qind për qind për Kupën e Botës për klube.

Përvec, spanjollit në stërvitje me Cityn është rikthyer edhe bomberi i klubit, Erling Haaland./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale