Dean Huijsen ka munguar në katër ndeshjet e fundit të Real Madridit ndaj Olympiacos, Gironës, Athletic Bilbaos dhe Celta Vigos, për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme fizike që nuk i lejojnë të jetë 100%.
Klubi ka vendosur të jetë maksimalisht i kujdesshëm me rikuperimin e tij, sidomos pas dëmtimit të rëndë të Militaos, shkruan Arbresh.info.
Për këtë arsye ai nuk do të luaj as sot në një përballje mjaft të vështirë dhe vendimtare për Real Madridin. “Los Blancos” pret Manchester Cityn në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Xabi Alonso ashtu edhe vetë lojtari kanë rënë dakord të mos rrezikojnë aspak. Gjithçka tregon se Huijsen nuk do të rikthehet më në fushë gjatë vitit 2025.
Qendërmbrojtësi do të vazhdojë stërvitjen me programe specifike për të nisur vitin e ri në formën më të mirë të mundshme, duke qenë një element kyç i projektit të Real Madridit.
Përvec tij Reali vuan në fazën e mbrojtjes ku mungojnë për shkak të lëndimeve edhe Eder Militao, Dani Carvajal, Ferland Mendy, David Alaba, Trent Alexander-Arnold./Arbresh.info
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...