Real Madridi ka arritur të shënoj fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 34-të në La Liga, ndaj Celta Vigos, me rezultat 3-2.
Edhe pse nisën ndeshjen shumë mirë madrilenët e rrezikuan fitoren në pjesën e dytë, shkruan Arbresh.info.
Guler shënoi një supergol në minutën e 33-të për epërsinë fillestare të Realit.
Kurse vetëm gjashtë minuta më vonë, Mbappe dyfishoi epërsinë.
Francezi shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për ekipën e tij në minutën e 48-të.
Celta u zgjua nga gjumi në pjesën e dytë dhe i rrezikoi fitoren madrilenëve. Fillimisht Rodriguez me një gol në minutën e 69-të, rihapi sfidën.
Kurse shtatë minuta më vonë Sëedberg shënoi edhe golin e dytë për mysafirët.
Reali e shpëtoi fati në dy raste në vazhdim pasi Celta pati dy raste të arta për shënim. Mysafirët deri në fund u munduan ta barazojnë rezultatin por nuk ia arritën dot.
Me këtë fitore Reali ka 75 pikë katër më pak se Barca kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund. Teksa Celta është e shtata me 46 sosh.
Takimin e radhës Real Madridi e luan ndaj Barcelonës ku edhe mund të jetë përcaktues për titullin e La Ligas këtë sezon./Arbresh.info
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte...
Kurti uron KF Lepencin dhe paralajmëron renovimin e stadiumi...
E rëndë në Turqi: 30-vjeçarja humb jetën pasi bie nga kati i...
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...