Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Sipas policisë, gjatë javës së kaluar, nga data 25-31 .05.2026 janë shqiptuar 1.333 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 14 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 31 aksidente, nga të cilat:
16 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 23 persona
15 aksidente me dëme materiale”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt thekson se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...